
Me datë 17-18.09.2022 në Lublanë të Sllovenisë u mbajtë turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të taekwondo-së i nivelit G2/E2, nivel i cili shërben për grumbullimin e pikëve për rang listën botërore, pikë që dërgojnë edhe drejtë lojrave olimpike. Ky aktivitet i taekwondo-së mblodhi mbi 900 sportist nga 51 vende të botës.
Në këtë garë të këtij niveli u paraqitë edhe klubi i taekwondo-së Ulqini me tre sportistë, Arta Ismailaga, Sara Kraja dhe Enes Dushku. Garuesit pretendojnë të grumbullojnë sa më shumë pikë në menyrë që të ngriten sa më lartë në renditjen botërore e cila do ti dërgojë më lehtë në kampionatin Europian për kadet i cili do të mbahet gjatë muajit nëntor në Malta.
Sportisti nga Ulqini Enes Dushku pas tre ndeshjeve të fituara shpallet kampion në kategorinë kadet -61kg i cili poashtu fiton 20 pikë të vlefshme, pikë që do ta ndihmojë të ngritet edhe më lartë në rang listën botërore.
Sportistja Sara Kraja pati një paraqitje të mirë e cila arrinë të fitoj ndeshjen e parë mirpo u ndal në ndeshjen e dytë kunder sportistes nga Greqia.
Sportistja Arta Ismailaga u ndal që në ndeshjen e parë edhe pse ndeshja ishte në favor të Artës mirpo një moment i dekoncetrimint në sekondat e fundit ishte vendimtare ku edhe humbi ndeshjen.
Përgaditur nga:
Fikret Dushku, prof.