Nga Haxhi Zeneli

Madhështia e një artisti është kur ai çmon artistët tjerë, kjo është esenciale, ky është vyrtyt i një artisti që së paku pretendon të jetë artist!

Jo pa qëllim e fillova shkrimin tim me këto fjalë, për vet faktin se një artist duhët ti gëzohët arritjeve të një artisti tjetër. Artistët gjegjësisht këngëtarët ata lindin në vende dhe krahina të ndryshme, ku patjetër që edhe trevat tona kanë lindur njerëz të tillë duke përfshirë këtu edhe trevën e Ulqinit, një trevë që pothuajse ishte mjaft e izoluar gjatë kohës së munizmit, por për fat të mirë kemi patur artdashës që nuk u ndaluan asnjëherë për ta kultivuar artin kulturor të atyre trevave që mos të zhdukët.

Me këtë rast do kisha veçuar këngëtarin Gëzim Salaj, jo për të anashkaluar të tjerët por nga vet fakti se me Gëzimin ishim komshi dhe u rritëm së bashku, megjithse ai është një moshë më e re se unë por ishte kënga që na mbante shumë afër njëri tjetrit.

Gëzimin e mbaj në mend që nga fillimet e para që na u bashkangjit grupit tonë në formacionet muzikore të asajë kohe në shoqërin kulturore artistike”Buna”. Aty ai filloi hapat e para të karierës së ti i cili që në atë kohë dallohej me interpretimin e ti simpatik që përcillëj me një timbër melodioz të zërit, ku patjetër bënte publikun shpesh herë ta risillëte përsëri në skenë nga duartrokitijet frenetike.

Jemi të gëzuar që sot zëri i ti melodioz ka depërtuar deri tek veshi i atyre që menduan dhe nuk harruan se arti nuk ka kufi për shqiptarët kudo që ata jetojne,andaj edhe patjetër vlerat artistike dhe talenti i tyre duhët vlerësuar.

Në të njëjtën kohë na bënë krenar fakti se një këngëtar i një rrethi të izoluar siç ishte Ulqini, vend i ndarë nga rrënjët e tia kulturore për shumë dekada, pa asnjë shkollë muzike, ku populli i atyre trevave në ato kohë kishim vetëm radio dhe disa televizor të markes “Ambasador”, edhe pse në këto kushte mjaft të vështira, arriti të krijojë artist të mirëfillt me një dashuri të madhe për këngën,të cilët në ato kohëra të vështira zgjoheshin herët në mëngjez për të dëgjuar Radio Shkodren: “se a po del ndonjë këngë e pa dëgjuar për ti shënuar tekstin”. Kështu pra u brumosën këto artistë të këtyre anëve, andaj kjo meriton ç’do lavdatë, ç’do çmim, ç’do titull.

Gëzimi me kambëngulësin e ti nuk u ndal asnjëherë falë telentit dhe zërit të ti. Ai me një fanatizëm pozitiv e kultivoi këngën tradicionale dhe ja dhuroi artdashësve gjithandej, brënda dhe jashtë trojeve tona.

Ai është një shembull që tregon sakrificën dhe vështirësit e atyre viteve se nuk ishte shumë lehtë të këndosh shqip, ku një pjesë e këngëve ishin edhe të ndaluara, por mbi të gjitha duhet të dimë se dashuria për këngën i mposhti të gjithë ata që u munduan ta shuanin që mos të dëgjohët kënga shqiptare në trevat tona nën Mal të Zi, andaj këngëtarë të tillë patjetër që meritojn çmime dhe mirënjohëje.

Urojmë që titulli”Mjeshtër i Madh”i këngëtarit Gëzim Salaj të shërbej si inspirim edhe për gjenerat e reja të artistëve drejt sukseseve edhe më të mëdha në ruajtjen e këngës tradicionale të atyre trevave.

Korrik/2022

By admini