
Foto nga arkivi
Sot ju drejtuam dhe njoftuam kryetaren e Kuvendit të Malit të Zi znj. Gjuroviq për formimin e Klubit të Deputetëve Shqiptarë, i përbërë nga deputetët z. Genci Nimanbegu dhe z. Mehmet Zenka. Formimi i Klubit të Deputetëve është bërë sipas nenit 31, paragrafi 6 të Rregullores së Kuvendit të Malit të Zi, mësohet nga Forca e Re Demokratike, transmeton Ulqini Online.
Klubi i Deputetëve Shqiptarë është formuar mbi nevojën e avancimit, mbrojtjes dhe përfaqësimit të denjë të popullit shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi.
Si përherë, deputetët shqiptarë janë munduar me vizionin e vet të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve që shqiptarët ballafaqohen ndër vite në shtetin e Malit të Zi, përfundon kumtesa e Forcës.