Mali i Zi është vetëm një hap larg Qeverisë së re, kështë kishte deklaruar para pak ditëve mandatari për formimin e qeverisë Dritan Abazoviq.

Portali cdm, sot ka publikuar edhe disa emra, që sipas burimeve të tyre, do të jenë pjesë e qeverisë, transmeton Ulqini Online.

Kështu sipas cdm, kandidat për Ministër të Investimeve Kapitale dhe Zëvendëskryeministër është Ervin Ibrahimović (BS) kurse ministria e administratës publike me shumë mundësi do të menaxhohet nga Marash Dukaj (ASh). Po sipas të njëjti burim, kreu i PD-së, Fatmir Gjeka, duhet të marrë ministrinë e të drejtave të njeriut dhe të pakicave.

By admini