Genci nimanbegu

Kryetar i Forcës së Re Demokratika Genci Nimanbegu pas zgjedhjeve lokale në Ulqin ka dalur me një konferencë për media ku ka falënderouar votuesit për mbështetje dhe të sigurojë së Forca do të vazhdojë të punoj në interesin e qytetarëve.

Ai poashtu ka deklaruar se ”jemi të pakënaqur por do japim maksimumin për ti dhënë Ulqini qeverisje komunale të ndershme dhe të drejtë në mandatin e ardhshëm.

Fjalën e plotë të Nimanbegur mund ta lexoni më poshtë.

Këto zgjedhje kanë qenë të dyshimta e të rrëmujshme, sepse gara ka nisur në paqartësi , me pikëpyetje për sa i përket datës së  organizimit të zgjedhjeve. Po ashtu, fushata ka pasur parregullsi dhe kushte të pabarabarta. Ka pasur presion ndaj të punësuarve të shtetit, punësime, asfaltime e ndërtime elektorale e madje kemi dëgjuar edhe për pagesa.
Po ashtu ka pasur abuzime me pushtetin e lartë politik ku qytetarëve iu është bërë presion me makina me eskortë policie e fanelina e rotacion. Kemi pasur gjithashtu edhe shkelje të heshtjes zgjedhore.
Për të gjitha këto ne shpresojmë që institucionet e drejtësisë të marrin masat përkatëse në përputhje me ligjin.

Pavarësisht vështirësive e pengesave Forca mbetet e Fortë, prandaj ka dalë e vetme në këto zgjedhje ndërkohë që është sulmuar nga të gjitha partitë e tjera.
Forca e forcës madje ka detyruar formimin e koalicioneve të tjera laramane e të përziera, konglomerat partish politike malazeze, qytetare e shqiptare që janë bashkuar në mënyrë të panatyrshme vetëm për pushtet, e pa kurrfarë parimi e identiteti, mbushur me figura të konsumuara e komprometuara.
Ne nuk jemi të kënaqur me rezultatin tonë i cili është i ulët jo vetëm për shkak të sulmeve që na janë bërë nga të gjithë dhe për shkak të garës se pandershme  në shkelje me rregullat e lojës,  por edhe për shkak të gabimeve apo lëshimeve tona.

Ne jemi mirënjohës për çdo votues që na ka votuar  në këto zgjedhje pavarësisht presioneve, joshjeve për korrupsion me të cilën janë ballafaquar në këtë fushatë.
Ne do te vazhdojmë të punojmë me këta këshilltar që kemi në përpjekje për të përmbushur zotimet zgjedhore, programin tonë politik dhe vullnetin e interesat e qytetarëve.
Ne do të japim maksimumin tonë për t’i dhënë Ulqinit një qeverisje komunale të ndershme dhe të drejtë në mandatin e ardhshëm.

Këtë mirëbesim që na kanë dhënë ne e shohim si obligim për të punuar më shumë, më ndershëm, me më shumë përkushtim.
Po ashtu ne zotohemi që të nxjerrim mësime nga ky rezultat dhe do të marrim të gjitha masat dhe veprimet apo ndryshimet që nevojiten për ta kthyer Forcën në krye të jetës politike shqiptare të Malit të Zi.

Kryetar,

Genci Nimanbegu

By admini