loje shahu

Pat është pozicion në lojën e shahut kur nuk je i sulmuar nga askush por as nuk mund të luash. Me pak fjalë në këtë situatë është pozita e partive politike pas zgjedhjeve lokale të së dieles në qytetin e Ulqinit, shkruan Ulqini Online.

Sipas të gjitha gjasave qeverisja e re lokale në Ulqin do të jetë një koalicion i gjërë të partive rreth URA-së së Dritan Abazoviqit ose rreth DPS-it të Millo Gjukanoviqit. Mundësia e koalicionit qeverisës vetëm nga partitë shqiptare është shumë e vogël.

Partia e cila deri tani ka udhëhqur me Ulqinin dhe ka pasur kryetarin e komunës, DPS e Gjuakanoviqit, në këto zgjedhje ka pësuar rënie dhe nga 8 këshillarë sa ka pasur në parlamentin e mëparshëm tani do të ketë vetëm 5. Kjo parti do mundohet që nga pozita pat të dal me ofertë për UDSH-LD në MZ dhe Forcës  të cilët së bashku me Partinë boshnjake do të munden të formojnë qeverisjen e re.

Në variantin e mësipërm Forca mund të ‘’prish’’ llogaritë. Kjo parti kohë më parë për shkak të pakënaqësive është larguar nga qeverisja lokale në Ulqin ku ishte në koalicion me DPS-in.

Vendimi i Forcës se cilës anë do ti bashkangjitet do të jetë vendimtar për vazhdimësinë e këtij subjekti dhe udhëheqësisë së re që ka marrë kryesimin me te kohë më parë.

URA e Dritan Abazoviqit nuk ka arritur të kapitalizojë momentin e vet. Me vetëm 5 këshilltarë të fituar dhe me ‘’dhurata’’ për partitë tjera që ishin pjesë e koalcionit do të ketë punë që ti sigurojë edhe 3 këshilltarë, aq sa i nevoiten për të formuar qeverisjen e re lokale në Ulqin.

Koalicioni shqiptar UDSH – LD në MZ mund të ketë rol në formimin e qeverisjes së re por pas ditëve të fundit të fushatës dhe sulmeve e ndërsjellta sikur e kanë larguar pakëz këtë koalicionin  nga një bashkëpunim i mundshëm paszgjedhor me koalicionin  rreth  URA-së. Në parlamentin e ardhshëm të Ulqinit UDSH do të ketë 4 këshilltarë kurse LD në MZ me 2 të tillë.

Kjo pozitë, pat, bëri që mbrëmë të gjithë të festojnë dhe njeheri një pjesë e madhe të ishin edhe të pakënaqur.  

By admini