Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Socialistëve, Aleksandar Bogdanoviq, sonte deklaroi se koalicioni i DPS me Partinë bosnjake së bashku me koalicionin UDHS – LD në MZ dhe Forcën, kanë numër të mjaftueshëm mandatesh për të formuar qeverinë në Ulqin.

“Koalicioni i mbledhur rreth URs-së jo vetëm që nuk ka arritur të formojë një qeveri më vete, por nuk do të mund ta bëjë këtë as me demokratët,” tha ai.

Sipas rezultateve paraleminara ndarja e mandatave pas zgjedhjeve për Kuvendin komunal të Ulqinit do të jetë si në vijim: koalicioni UDHS – LD në MZ ka fituar 6 këshilltarë, Demokratët  kanë mundur të të fitojnë 2 këshilltarë, koalicioni Fillimi i Ri ka fituar 14 këshilltarë, Forca e Re Demokratike e cila ka dalur e vetme në zgjedhje ka fituar 5 këshilltarë kurse Koalcioni i DPS dhe Partisë boshnjake ka arritur të fitojë 6 këshilltarë.

By admini