Sot në I.P. SH.M.K. “Vllazërim bashkim” të Ulqinit, nën organizimin e aktivit të gjuhës shqipe, u shënua 150 vjetori i lindjes së një prej perlave më t’fuqishme të letërsisë shqipe, at Gjergj Fishta, kështu mësohet nga një postim i këtij institucioni në rrjetet sociale, transmeton Ulqini Online.
Fishtën e njohim jo vetëm si shkrimtar, poet, dramaturg, prozator por edhe si kritik, historian i letërsisë dhe estet. Në këtë orë letrare ishin të pranishëm, profesorët, nxënësit por edhe mysafirë e dashamirë të veprës së Fishtës.