Sot në ambientet e hotelit “CentreVille” më 15.12.2021 në Podgoricë u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet forcave politike nga liderët Dritan Abazoviq, Vlladimir Jokoviq, Ervin Ibrahimoviq, Nik Gjeloshaj, Genci Nimanbegu, Fatmir Gjeka dhe Srgjan Paviqeviq, thuhet në një kumtesë për opinion të Forcës së Re Demokratike, transmeton Ulqini Online.

Shteti i Mali të Zi që po përballet me krizë politike apo krizën e legjitimitetit pasi politika është institucioni i përfaqësimit së një shoqërie ku pasqyrohen vlerat dhe interesat e saj, me krizë institucionale apo divergjencat dhe mosbashkëpunimi në mes institucioneve të Qeverisë, Kuvendit si dhe faktorëve politike, si dhe me krizë shëndetësore nga pandemia botërore, kanë minuar progresin e shoqërisë drejt objektivave integruese siç është BE.

Përparimi i shoqërisë dhe shtetit është i vënë në pikëpyetje edhe për shkak të ndarjeve të theksuara etnike, fetare dhe kombëtare, ku nënshkrimi i këtij memorandum bashkëpunimi ndërmjet forcave politike Lëvizja Qytetare URA, Partia Boshnjake, Partia Popullore Socialiste, Forumi Shqiptar (ASH – LDSH), Forca e Re Demokratike si dhe LQ Perspektiva, PD – UDSH – LDMZ, dhe Lidhja Qytetare CIVIS jep mundësi për të vendosur në binarët e zgjidhjeve krizat me të cilat përballët shteti i Malit të Zi.

Shtyllat e këtij memorandum bashkëpunimi si:

  • shtylla e pajtimit, që mundëson një tranzicion të pushteteve pa revanshizëm, i cili siguron të mos ketë ndarje etnike, fetare, kombëtare dhe politike
  • shtylla e ndërtimit të Malit të Zi si shtet civil, me mundësi dhe shanse të barabarta për të gjithë
  • respektimi i Kushtetutës së Malit të Zi dhe përkushtimi për shtet ligjor me institucione të pavarura dhe të qëndrueshme
  • shtylla e së ardhmes evropiane me rritjen e standardit jetësor, sistem arsimor të depolitizuar, sistem shëndetësor cilësore dhe politikë e jashtme brenda kursit euro-atlantik
  • shtylla e zhvillimit ekonomik me shfrytëzimin e plotë të burimeve natyrore dhe njerëzore
  • shtylla e mbrojtjes dhe integrimit të popujve pakicë në proceset e vendimmarrjes
  • shtylla e sundimit të shtetit ligjor dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
  • shtylla e Malit të Zi ekologjik, mbrojtja dhe ruajtja e ambientit të pastër jetësor.

Jetësimi dhe respektimi i këtyre shtyllave, të cilat edhe janë të ngulitura thellë në programin politik të Forcës së Re Demokratike ofrojnë rritjen e besueshmërisë për bashkëpunime të tjera, e mbi të gjitha mundësojnë arritjen e anëtarësimit të Malit të Zi në BE, për çka edhe e kemi nënshkruar këtë memorandum bashkëpunimi.

By admini