Dukuria e shëmtuar nga një numër i konsideruar shqipfolësish në Mal të Zi të cilet nuk e përdorin shqipen në dokumentet personale, duke refuzuar të drejtën kushtetuese, dëshmon injorancën, servilizmin apo vazalitetin ndaj pushtetit si ndërgjegje e vetëdije të ulët kombëtare që nuk arsyetohet më asgjë ne pluralizëm
Nail Draga
Çështja e barazisë se popujve në mjediset e ndryshme multinacionale vlerësohet përmes barazisë praktike dhe zbatimit të ligjeve në vendet përkatëse. Në vendet me traditë demoktarike këto çështje janë zgjidhur me kohë dhe janë pjesë e kulturës së qeverisjes shtetërore, ndërsa e kundërta është në vendet hegjemoniste, ku tipike janë vendet nga ish kampi socialist. Në këtë aspekt përjashtim nuk bën as Mali i Zi, sepse ndaj shqiptarëve ka ndjekur politikën e mohimit të barazisë kombëtare duke iu mohuar te drejtën e përdorimit të gjuhës amtare në dokumentin personal gjatë kohës së monizmit.
Ndonëse me vonesë në pluralizëm u kriuan rrethana të favorshme në këtë aspekt, por, të një pjesë e popullatës shqiptare vazhdon të jetë e pranishme psikologjia e hegjemonzmit shtetëror nga koha e monizmit. Andaj nuk ka si të shpjegojmë ndryshe situatën paradoksale, kur qytetari i përkatësisë kombëtare shqiptare nuk e realizon në praktikë një të drejtë të garantuar me ligj dhe kushtetutë e cila është në favor të identitetit dhe të barazisë kombëtare.
Pasojat e politikës hegjemoniste
Nuk ka dilemë së kjo çështje nuk është e thjeshtë, sepse e kaluara ishte e hidhur dhe me pasoja. Andaj një vetëdije e tillë shtetërore ndaj popullit tonë nuk mund të eliminohet lehtë, ku ne këtë gamë të qasjes mund të kuptohet ngurrimi i shfrytëzimit te të drejtave të garantuara.
Pikërisht në lidhje me barazinë gjuhësore të qytetarëve në Mal të Zi ekziston Ligji për letërnjoftim(2007) si dhe Ligji për emrin personal(2008), që janë në favor të ruajtjës dhe mbrojtjësse emrit personal që të shkruhet në gjuhën dhe alfabetin e saj. Ndërsa më së fundit në pluralizëm, ndonëse me vonesë për të parën herë kemi të bëjmë me tekstin e dokumentit personal që është letërnjoftimi edhe në gjuhën shqipe. Por, sa është duke u zbatuar në praktikë një e drejtë e tillë e garantuar nga popullata shqiptare në Mal të Zi, paraqet çështje për diskutim të veçantë.
Pikërisht në lidhje me këtë çështje në sajë të një informate që disponoj nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi, për periudhën kohore 01.01.2008 deri me 31.12.2019, që mban datën 25.6.2020, në Mal të Zi sipas komunave ku shqiptarët janë popullsi autoktone(Ulqin, Tivar, Tuz, Podgoricë, Guci, Plavë dhe Rozhajë) në gjuhën shqipe janë lëshuar 6380 letërnjoftime dhe 7254 pasaporta me emrin personal në gjuhën shqipe.
Duke marrë parasysh se sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Mal të Zi(2011) si popullsi rezidente ishin 30439 shqiptarë, nga kjo i bie që vetëm 20.9% e shqiptarëve kanë letërnjoftim në gjuhen shqipe dhe 23.8% pasaporta me të dhënat(emri e mbiemri) në gjuhën shqipe.
Nuk ka dilemë se një informatë e tillë është shumë shqetësuese që dëshmon refuzimin e përdorimit të gjuhës shqipe në dokumentin personal, që është mohim i identitetit gjuhësor dhe kombëtar të shqiptarëve në Mal Zi.
Refuzimi i identitetit gjuhësor në pluralizëm (?!)
Nëse në të kaluarën në kohën e monizmit, si pasojë e politikës unitariste të pushtetit ku edhe kërkesa më elementare për barazi gjuhësore e kombëtare vlerësohej armiqësore dhe me pasoja, në pluralizëm gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht. Andaj veprimet refuzuese të përdorimit të gjuhës shqipe në dokumentin personal nga individë të ndryshëm nuk kemi si ti kuptojmë ndryshe në pluralizëm por si servilizëm apo vetidije të ulët kombëtare.
Nëse një vlerësim i tillë mund të arsyetohet për të moshuarit, të cilët e kanë përjetuar pabarazinë dekada me radhë në monizëm, një qendrim i tillë nuk mund të arsyetohet tash në pluralizëm, sepse nuk ka pasoja ta mbash dokumentin personal me emër e mbiemër në gjuhën shqipe.
Nuk ka dilemë se kjo temë paraqet çështje të veçantë për analizë e hulumtim, jo vetëm në aspektin personal, familjar, por edhe ate shoqëror. Në këtë aspekt, edukimi shkollor duhet të jetë parësor për nxënësit tonë, por si mund të jetë shëmbull pozitiv për nxënësin shqiptar kur mësimdhënësi i tij dokumentin personal nuk e ka në gjuhën shqipe(!?).
Andaj, mbetet që kjo çështje të trajtohet në vazhimësi në familje e shoqëri, për të eliminuar defektet ekzistuese duke eliminuar sindromin psikologjik të sistemit monist në favor të mbrojtjës së identitetit kombëtar të popullsia shqiptare në Mal të Zi si kudo në mjediset demokratike.
Servilizmi apo vetëdija e ulët kombëtare
Nëse me parë ishte e ndaluar nga viti 2007, letërnjoftimi është në tre gjuhë, duke përfshi edhe shqipen që është dëshmi e barazisë gjuhësore edhe për shqiptarët në Mal të Zi. Eshtë çështje tjetër se ka mundësi të manipulohet në ketë drejtim nga zyrtarët e gjendjës civile, duke mos i informuar qytetarët për ketë drejtë ekzistuese, apo duke i dhënë përparësi gjuhës zyrtare(malazeze). Kur kështu veprohet, p.sh. në komunën e Ulqinit ku shqiptarët janë shumicë absolute, në mjediset tjera ku janë pakicë as qe ia vlen të diskutohet për këtë çështje.
Nëse për individët pa përgatitje shkollore një qendrim i tillë nuk duhet të jetë befasues, për ata më përgatitje të mesme apo të lartë shkollore nuk arsyetohet më asgjë, përveç me servilizmin dhe komplekset e tyre personale, qe është për çdo gjykim. Madje një numër i konsideruar i tyre, jo qe nuk skuqen por duan edhe të shesin moral.
Në këtë aspekt përgjëgjësia kryesore bie mbi subjektët politike të shqiptarëve, si përfaqësuese autentike të tyre, sepse deri me tash nuk kemi pasur rast të dëgjojmë ndonjë diskutim në lidhje me këtë çështje identitare gjatë fushatave zgjedhore, duke marrë parasysh se elektorati i tyre votues është shqiptar. Një qendrim i tillë idiferent thënë më së buti dëshmon joseriozitetin e tyre ndaj identitetit gjuhësor e kombëtar në përgjithësi, që është pjesë e programeve politike partiake.
Barazia gjuhësore dëshmi e barazisë kombëtare
Kujtojmë me këtë rast se e kaluara për shqiptarët në Mal të Zi ka qenë diskriminuese, sepse deri në vitin 1968 çdo gjë ishte në gjuhën serbe e ate me alfabet cirilik. Ishte koha kur edhe kërkesat për barazi gjuhësore, në dokumenta personale apo dëftesat shkollore cilësoheshin si kërkesa nacionaliste, nga del se pushteti kishte qasje hegjemoniste duke mos i përfillur kërkesat legjitime për barazi kombëtare të shqiptarëve në këtë mjedis.
Por, pas vitit 1968, në sajë të rrethanave të reja shoqërore, si rezultat i demonstratave në ish Jugosllavi e në veçanti ata në Kosovë patën jehonë pozitive edhe këtu sepse filluan të lejohen në përdorim librezat shkollore dy gjuhësore të shtypura në Kosovë, duke u përdorur për herë të parë në gjuhën shqipe, sepse deri në ketë kohë gjuha shqipe dhe shkrimi i saj ndalohej së përdoruri, që dëshmohet përmes dokumentëve personale e ato shkollore.
Ndërsa pas ngjarjeve në Kosovë të vitit 1981, në Mal të Zi u institucionalizu fushata antishqiptare shtetërore, ku kërkesat e ligjshme për barazi gjuhësore si p.sh. letërnjoftimi apo çërtifikatat e ndryshme edhe në gjuhën shqipe cilësoheshin armiqësore. Ndonëse në rrethana të tjera shoqërore në pluralizëm, me vonesë të konsiderueshme në vitin 2007 u legalizu letërnjoftimi edhe në gjuhën shqipe, që paraqet dëshmi të barazisë kombëtare të shqiptarëve në Mal të Zi.
Ndonëse e mohuar dekada më radhë një e drejtë e lejuar nuk bën të refuzohet nga popullsia shqiptare sepse nuk kemi të bëjmë me çështje personale, por me identitetin kombëtar, ku gjuha shqipe e shkruar është dëshmia autentike e një konstatimi të tillë. Andaj, në këtë aspekt duhet eliminuar abuzimin e refuzimin me angazhim të vazhdueshëm, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.
(9 dhjetor 2021)