Gajtë fundjavës që lamë pas me datë 27-28.11.2021 në Bukuresht të Rumanisë u mbajtën dy aktivitete shume të rëndësishme për sportin olimpik të Taekwondo-së. Të shtunën me datë 27.11.2021 u mbajtë turneu ndërkombëtarë “GEN 24” i nivelit E2 që ka të bëjë me grumbullimin e pikëve e cila shërben për rang listën botërore.
Ndërsa të dielen me datë 28.11.2021 u mbajtë kampionati Ballkanik për 13 shtetet e Ballkanit. Në këtë aktivitet sportiv u paraqitën rreth 600 garues nga 11 vendet e Ballkanit. Në këto dy aktivitete u paraqit edhe përfaqësuesja e Malit të Zi e në mesin e tyre edhe gjashtë sportistë nga klubi i Taekwondo-së Ulqini.
Në turneun “GEN 24” sportistët nga Taekwondo Ulqini arritën të fitojn 4 medalje. Me medalje të artë u kurorzua sportistja:
🥇Sara Kraja me tre ndeshje të fituara e cila i siguron vehtes pikë të vlefme në listën e rënditjes botërore.
Me medalje të argjendit u kurorzuan sportistet:
🥈Merisa Malokraja me dy ndeshe të fituara,
🥈Enes Dushku me një ndeshje të fituar,
Me medalje të Bronzin u kurorzua:
🥉Arta Ismailaga poshtu me një ndeshje të fituar.


Në kampionatin Ballkanik, sportistët nga klubi i Taekwondo-së Ulqini arritën një rezultat jashtzakonishtë të lartë ku tre sportist nga ky klub u shpallen kampion të Ballkanit.
Kampion të Ballkanit për vitin 2021 me nga tre ndeshje të fituara u shpallen sportistet:
🥇Sara Kraja
🥇Arta Ismailaga
🥇Enes Dushku
Me medalje të bronzit u kurorzua sportistja:
🥉Amra Dushku


Ishte një rrugë e lodhshme dhe e mundishme mirpo në fund jemi shumë të lumtur me paraqitjen e sportistëve tanë dhe me rezultatin e arritur.
Falenderojmë të gjithë ata që na përkrahen në këtë drejtim.

Përgaditur nga,
Fikret Dushku, prof.

By admini