Deputeti Genci Nimanbegu dhe njëheri kryetar i Forcës së Re Demokratike ka dërguar Telegram ngushëllimi z. Talat Xhaferi, Kryetar i  Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe Sh.T. Mihajlo Trpkoski ambasador i Maqedonisë së Veriut në Mal të Zi.   

“Me keqardhje dhe dhëmbje të madhe, morëm lajmin tragjik për 46 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut në aksidentin rrugor në Bullgari.

Bashkëndiejmë me familjet e viktimave duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta, kurse  të gjithë pasagjerëve të lënduar ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.

Momente të vështira si këto tejkalohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe ju shprehim gatishmërinë në mundësitë tona për t’ju ofruar ndihmë në lehtësimin e tragjedisë.

Ju shpreh ngushëllime juve, familjarëve të viktimave dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut”.

By admini