Kryetari i Forcës Genci Nimanbegu ka uruar z.Rifat ef. Fejziq me rastin e rizgjedhjes së tij për Reis të Bashkësisë Islame në Mal të Zi.
Urimin e Nimanbegut mund ta lexoni të plotë më poshtë/
I nderuari ef. Fejziq,
Ju dërgoj urimet e mia të sinqerta me rastin e rizgjedhjes Tuaj për Reis të Bashkësisë Islame në Mal të Zi.
Besojmë se rizgjedhja e Juaj në detyrën e Reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi do të jetë në të mirën e komunitetit mysliman në Mal të Zi, gjithmonë duke respektuar faktin që komuniteti mysliman është i përbërë prej etnive të ndryshme ndërmjet tjerash edhe nga mijëra myslimanë shqiptarë, besimtarë të devotshëm, të cilëve i takon natyrisht pjesëmarrja në udhëheqje të BI.
Dëshirojmë që Bashkësia Islame me udhëheqjen Tuaj do të mundësojë zhvillimin e vazhdueshëm të infrastrukturës fetare dhe do të nxisë kulturën e edukimit me vlerat morale islame.
Me respekt,
Genci Nimanbegu