Të shtunën me datë 06.11.2021 në Podgoricë u mbajtë kampionati i Malit të Zi në sportin e Taekwondo-së për të gjitha kategoritë në të dy disciplinat ndeshje dhe forma.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqitë me 36 garues, pjesmarrja do ishte edhe me 12 garues tjerë mirpo për shkak situatës me Covid-19 dhe izolimit nuk patën mundësi të marrin pjesë. Kampionati u mbajtë sipas kategorive duke filluar me kategorinë e pionirëve, me të përfunduar kjo kategori pastaj vazhdojë me kategorinë kadet dhe keshtu me radhë edhe për kategorinë junior dhe në fund ajo e seniorëve.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini u tregua i suksesshëm në këtë kampionatë duke i sjell Ulqinit 12 kampion në disciplinën e ndeshjes dhe 14 kampion në disciplinën e formave.
Në disciplinën e Ndeshjes ekipi i Ulqinit fitoi 🥇12 medalje të arta, 🥈7 medalje argjendi dhe 🥉2 medalje bronzi.
Në disciplinën e Formave ekipi i Ulqinit fitoi 🥇14 medalje të arta dhe 🥈dy të argjendit.
Në rënditje të përgjithëshme ekipi i Ulqinit u rendit i pari duke fituar trofeun e vendit të parë.🏆Ekipi i Taekwondo-së Ulqini vazhdon me pregaditjet intenzive. Muaji nëntor do të jetë shumë i ngjeshur me aktivitete duke filluar me “kampionati Europian” në Sarajevë për kategorinë Junior, “Kampionati Ballkanik” në Rumani, turneu “Gjenerata 24” i nivelit E2 poashtu në Rumani që ka të bëjë për grumbullimin e pikëve Olimpike dhe kampionati i “ish Jugosllavisë” i cili do të mbahet në Beograd.
Përgadiur nga:
Fikret Dushku, prof.