Organizata Rrenjet Shqiptare, mblodhi diasporen Shqiptare ne Staten Island Nju Jork

STATEN ISLAND NY: Delegacioni malazez, i kryesuar nga Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Ministri i Punëve të Jashtme Gjorgje Raduloviç, mbas vizitës së tyre në Uashington, qëndruan edhe në Neë York, ku dje u pritën nga kryeparalamentari i Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së, zoti Abdulom Shahidom.
Marko Kepi, orginzatori i këtij takimi në emër të Albanian Roots, organizatës të cilën ai e themeloi dhe e drejton, prej vitesh në hapje të këtij takimi mbasi vlerësoi arritjen e z/kryeministrit Dritan Abazoviç, faleminderojë atë dhe ministrin e jashtëm Gjeorgje Raduloviç, si dhe mysafirët e lart nga Podgorica, për pjesmarrjen e tyre në këtë takim miqësor.

“Diaspora jonë në SHBA, është një perlë, jo “shfrytëzuar” ashtu si duhet deri tani. Ne dëshirojmë që kjo diasporë kaq e fuqishme sa është diaspora shqiptare në Amerikë, të investojnë edhe më shumë në Mal të Zi, dhe vendorigjinën e tyre. Shteti duhet që ta vlerësojë atë më shumë sesa ka qenë e vlerësuar, nderuar dhe e respektuar deri më tani” – deklaroi Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Ne kete takim ju bashkuan edhe kryetar te organizatave te ndryshme, Kryetari Shoqates, Ana Malit, Dom Simon Filipaj, Nen krystar te organizates Vatra dhe Shoqates Kraja.

Marko Kepi I dhuroi Z.Abazovic portretin e heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti dhe Proklamate nga Senati i Shtetit te Nju Jorkut qe shpall 4 Shtatorin “Dita e Nene Terezes”.

By admini