Ambasadorja e SHBA Xhudi Rajnke është takuar dje me përfaqësues të partive të pakicave në Mal të Zi. Ajo nëpëmers një cicërime në twiter se temë e bisedës ishte roli i pakicave në Mali e Zi ,multietnik dhe inkluziv, shkruan Ulqini Online.
‘’Përfshirja e pakicave në proceset politike është element i rëndësishëm i udhëheqjes së demokracisë’’ ka shkruar ambasadorja Rajnke e cila ishte takuar me përfaqësues të partive shqiptare, Partisë boshnjake dhe përfaqësueseve të kroatëve.
Në propozimin e kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, për riformatimin e qeverisë, rritja e numrit të qeverive mund të koincidojë më hyrjen e partive të pakicave në qeveri. Krivoakpiq javën e ardhsme do të takojë përfaqësuesit e pakicave për të biseduar për rekonstruksionin e qeverisë.