Njëri ndër lajmet kryesore sportive në Mal të Zi këto ditë ka qenë ardhja e tenistës së njohur daneze Karolina Voznjacki në Ulqin. Voznjacki në vitin 2010 ka qenë numri 1 e botës në tenisin e femrave.
Mirëpo Tivarasait janë ”bërë xheloz”. Faqja barinfo.me tregon se në fillim Federata e tenisit të Malit të Zi ka sjellë vendimin që turneu Fed Cup të organizohet në terenet sportive të klubeve sportive nga Ulqini dhe Tivari.
Shkak për mosorganizim të këtij turneu edhe në Tivar, sipas kësaj faqeje, kanë qenë ”lojërat politike”.
Në Ulqin këto ditë turneun Fed Cup mund ta kenë ndjekur me mijëra dashamirës të këtij sporti por jo vetëm.