Karolina_voznjacki-2
Foto: DN, Ivana Mandic

Tenistja daneze Karolina Voznjacki ka mbërritur mbrëmjen e së martes në aeroportin e Podgoricës  rreth orës 19. Mësohet se ajo menjëher është nisur për në Ulqin ku ditët në vazhdim do të paraqitet në ndeshjet e parapara të saja.

Voznjacki do të jetë tenistja më e mirë që do marrë pjesë në turneun Fed Cup që këto ditë po mbahet në Ulqin. Ajo momentalisht renditet në vendin e 5-të të listës botërore të tenisit por që një kohë ka mbajtur edhe vendin e 1-rë.

DN raportron se Voznjacki ka udhëtuar me një avion privat.

 

karolina_voznjacki_1

Karolina_voznjacki-2

Foto: DN

By admini