Fluks i madh lëvizjesh në kufirin me Malin e Zi. Dita e sotme ka shënuar edhe fluksin më të madh të lëvizjes së automjeteve dhe udhëtarëve në pikëkalimin e përbashkët kufitar të Muriqan – Sukobinës, në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi, shkruan VOA.

Një varg i gjatë makinash, prej më shumë se një kilometër, ishte në pritje për të kaluar kufirin në drejtim të Malit të Zi. Pjesa më e madhe e automjeteve janë të shtetasve kosovarë, që udhëtojnë për pushime në bregdetin e Ulqinit, apo në vendet e Bashkimit Europian. Megjithëse autoritetet kufitare po punojnë me katër sportele, udhëtarët qëndrojnë në pritje prej disa orësh për të kaluar kufirin.

Video nga VOA

https://fb.watch/76gL52x6bv/

By admini