Në valën e sezonit turistik ku numri i turistëve në qytetin tonë tejkalon 120.000, bëjmë apel tek qytetaret dhe afaristët që së bashku të ia dalim duke na ndihmuar dhe jo penguar në punë kështu apelojnë nga NP Komunalja e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.
Nga kjo ndërmarrje kërkojnë respektimin e orarit mbi deponimin e mbeturinave, poashtu mbeturinat ti deponojnë në kontejneret e paraparë dhe jo jashtë tyre. Cdo mosrespektim do te evidentohet dhe do të sankcionohet.
Poashtu NP Komunalja apelon tek Policia komunale që në baze te ligjit dhe ingerencave të veta të fillojë me gjoba ndaj të papërgjegjeshmëve.
Sot sektori i Pastrimit beri larjen e vendeve të kontejnereve qe të eliminohet aroma e pakëndeshme.
Ta ndajme barrën e sezonit të gjithë së bashku për një qytet të pastër turistik, kështu apelojnë nga kjo ndërmarrje.