Sot u bë hapja zyrtare e pikës së re kufitare të përbashkët Cemi i Trieshit – Grabom, midis Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë. Në përurimin solemn ishin Kryeministri i Malit të Zdravdko Krivokapiq, Zv. Kryeministri Dritan Abazoviq, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Herman Spitz. Në këtë ceremoni rasti të pranishim ishin edhe kryetarët e dy komunave përkatëse kufitare, Nik Gjeloshaj dhe Tonin Marinaj, mbasadori i Shqipërisë në Mal të Zi Ridi Kurtezi, si dhe qytetarë të shumtë të jetës politike dhe kulturore nga Mali i Zi dhe Shqipëria, shkruan rtcg, transmeton Ulqini Online.
Në fjalimin përshëndetës kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq tha se falë përpjekjeve tona të përbashkëta në drejtim të Bashkimit Evropian tani kemi këto pika kufitare moderne që dëshmojnë për miqësinë dhe besimin mes dy vendeve tona dhe më e rëndësishmja që u mundësojnë qytetarëve të kalojnë, të komunikojnë lirshëm pa pritur dhe pa humbur kohë. Krivokapiq gjithashtu u shpreh se “njëri pa tjetrin nuk mundemi dhe bashkë mundemi të realizojmë shumë, dhe premtoi se edhe në vazhdim do investojnë në fusha të tjera në të mirë të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Kryeministri i Shqipërsisë Edi Rama në prononcimin e vet tha se sot ra edhe një mur dhe kështu vazhdohet të hiqen barrierat të cilat kohë më parë kanë ekzistuar por që tani bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve vazhdon të përparojë në çdo fushë e posaçërisht në ndërtimin e infrastrukturës, pa të cilën as nuk mund të ketë përparim të vendit.
Me këtë rast Rama përmendi edhe projektin e radhës i cili është tejet irëndëshishëm për të dyja shtetet, ndërtimi i urës moderne që do të lidhë Velipojën me Ulqinin. Të cekim këtu se të dy kryeministrat falenderuan Bashkimin Europian i cili çdo herë tregohet i gatshëm që të ndihmojë vendet e këtij rajoni në investimet në infrastrukturën rrugore e të tjera, me të njëjtin qëllim që në këtë mënyrë më së miri të bashkojnë popujt dhe lidhjet ndërmjet tyre.