Arian Murati

Dorëheqja e anëtarit dhe këshilltarit tonë të Forces se Re Demokratike Arian Murati për ne është një lajm jo i mirë sepse Ariani ka qenë një ndër shtyllat e forta të partisë, prandaj edhe i kemi besuar pozicione të larta në parti dhe administratën komunale gjatë kohës kur ne udhëhiqnim Komunën e Ulqinit, kështu thuhet në në një kumtesë për opinion të kryetarit të Forcës së Re Demokratike Nazif Cungut për këtë temë.


Njerëz të tillë i duhen qytetit prandaj edhe unë si kryetar i Forcës i uroj karierë të ndritshme në udhëtimet e tij dhe sa më lartë në pozicione, sepse njerëz si Ariani janë potencial për qytet dhe në çdo lëvizje e re që do të formojë ose në çdo parti që do të aderojë Ariani do të dëshmojë që ka potencial dhe dituri, vazhdon Cungu.

Sot morrëm vesh edhe për dorëheqjen e tij edhe nga posti i këshilltarit —  post i cili i takon atij pavarësisht dorëheqjes nga Forca. Sidoqoftë, meqë ai ka vendosur të largohet edhe nga Kuvendi, Forca e Re Demokratike do të vendosë kandidat tjetër nga lista jonë zgjedhore, përfundon kumtesa për opinion të kryetarit të Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu.

By admini