Jemi dëshmitarë që shetitorja e Ulqinit nuk pasqyron ashtu siç kemi deshirë dhe siç pritet të jetç para syrit të vizitorëve, duke bërë përpjekje maksimale në mirëmbajtjen e pastertisë, kështu fillon një reagim NP Veprimtaritë komunale të qytetit të Ulqinit rreth mirëmabjtjes së pastërtisë nga ana e qytetarëve dhe objekteve afariste, transmeton Ulqini Online.
Te nderuar afaristë të kësaj zone atraktive, shetitorja nuk është deponi sanitare dhe kantier ndërtimi. Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse të cilët lëshojne vendime për punë afaristëve të ndryshme pa nënshkruar kontratën për mbledhjen e mbeturinave me ndërmarrjen komunale si dhe policisë komunale të marrin masa në perputhje me ligjin dhe respektimin e rendit komunal ku për një akt të tillë dhe moslidhja e kontratës me ndërmarrjen komunale, dënimet janë prej 1500 deri ne 7500 euro, vazhdon reagimi i NP Veprimtaritë komunale Ulqin.
Kërkojme falje të gjithë pushuesve dhe qytetarëve te Ulqinit për këtë akt por besojme që pas shumë përpjekjeve me organet kompetente dhe afaristeve ne fjale te vimë deri te zgjidhja e duhur e problemit.