Këshilli Kombëtar të Shqiptarëve ka reagur për ulërimat ofenduese ndaj shqiptarëve në ndeshjen e futbollit Buduqnost – Deçiq,  e luajtur më 30 maj 2021 në Podgoricë.

”I konsiderojmë tronditëse e të papranueshme britmat ofenduese të një grupi të tifozëve huliganë kundër shqiptarëve, në ndeshjen e futbollit për Kupën e Malit të Zi, ndërmjet ekipit Budućnost të Podgoricës dhe Deçiqit të Tuzit”, thuhet ndër të tjerave në reagimin e KKSh-së, shkruan Ulqini Online.

Përveç reagimit të mësipërm KKSh ka shpërndarë edhe një video material ku shihen britmat ofenduese kundër shqiptarëve të cilin mund ta shikoni më poshtë.

By admini