E përditshmja malazeze Dan në një artikull të saj ka shkruar për themelimin e një partie të re në Ulqin nën emërtimin ‘‘Ulcinjska lista‘‘. Sipas kësaj gazete ndër themeluasit e kësaj partie përmenden ish zyrtari i Partisë SocialDemokrate Valon Buzuku dhe ish zyrtari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Fikret Katana, transmeton Ulqini Online.

Reth kësaj teme ka reaguar njëri nga të potencuarit në gjithë këtë, z. Valon Buzuku. Ai nëpërmes një shkrimi në rrjetin social facebook ka demantuar të gjithë këtë por duke shtuar se në Ulqin ka një pakënaqësi të madhe.

Më poshtë mund të lexoni të plotë reagimin e z. Buzuku në rrjetin social.

Valla më keni nënvlersuar me këtë llogo, që për nga ana artistike i takon gjysmës së parë të shekullit të kaluar! Ju ka ik prej mendjes që keni punë me arkitekt, që n përkthim do të thotë njeri me shije 🙂! Kurë veç provoni me ba rrëmujë dhe dezorientim me qëllime të cilat veç ju i dini, atëherë mundohuni pak më tepër herëve tjera.

Perkundër kësaj, nëse në një moment, me të vërtetë më mbushet mendja të merrem me llogo e formime listash, si rjedhojë e paknaqësisë e cila egziston dhe të cilën e kemi të përbashkët pjesa më e madhe e popullit ulqinak, e kurë të dalë në publik me dëshirën time, e jo si dje që mu përmend emri pa lejen dhe dijen time, atëherë keni me pas me t vërtetë arsye për brengosje, kurse deri atëherë rrini të qetë..kaq njihere!

By admini