Dita Ndërkombëtare e Muzeve, e cila sh;nohet me 18 maj, përfaqëson ngjarjen e rendesishme për muzetë. Çdo vit, kjo datë shënohet përmes temës së caktuar nga Këshilli ndërkombëtar i muzeve, Me shenimiin e kësaj dite me aktivitetet dhe ngjarjet kreative në kuader të temës së vendosur për vitin synohet venia në pah e rëndësisë dhe rolit të muzeve si institucione që i shërbejnë shoqërisë, zhvillimit të saj dhe ndërtimit të paqes.

Tema e caktuar ICOM për vitin 2021 është: “The future of Museums: Recover and Reimagine”/ “ E ardhmja e muzeve: Rijetësimi dhe Riimagjinimi” duke propozuar tek muzetë, profesionistët muzeor dhe komuniteti që të krijojnë, imagjinojnë dhe të ndajnë përvoja të reja të (bashkë-) krijimit të vlerave, modele të reja të punës për institucionet kulturore dhe zgjidhje inovative për sfidat e tashme sociale, ekonomike dhe mjedisore.

Muzeu i Ulqinit ju fton që të vizitoni muzeun e Ulqinit më qellim që të njihni gjersisht me temen e vitit 2021, rolin e muzeve dhe aktivitet e muzeut të Ulqinit në fushen e revizionit, dokumentimit dhe promovimit te trashegimise muzeale.

Ne kuader të temes së caktuar për vitin 2021 Muzeu i Ulqinit me 23. 05. 2021 do te organizoj puntori per hulumtimin e rreziqeve që i kanosen Qytetit te Vjeter të Ulqinit.

By admini