Në samitin Brdo-Brijuni takohen Osmani dhe Gjukanoviq

Foto: Presidenca e Republikës së Kosovës

Në kuadër të Samitit të presidentëve të shteteve të rajonit Brdo-Brijuni, sot u takuan Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Të dy presidentët i kanë vlerësuar të mira marrëdhëniet ndërshtetërore dhe kanë potencuar se komuniteti shqiptar në Mal të Zi dhe pakica malazeze në Kosovë janë urë lidhëse, shkruhet në faqen e presidenceës së Kosovësm transmeton Ulqini Online.

Është diskutuar për bashkëpunimin bilateral dhe rajonal, liberalizimin e vizave, rrugën evropiane të Kosovës si dhe anëtarësimin në NATO.

Presidentja Osmani dhe homologu Gjukanoviq, kundërshtuan idetë për ndryshimin e kufijve në rajon, por edhe shfaqën shqetësimin për rritjen e ndikimit të Rusisë në rajon.

Në takimin ndërmjet të dy presidentëve, gjithashtu është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit në sferën e turizmit, kulturës, arsimit dhe shkëmbimit ekonomik e tregtar. 

By admini