Artistja akademike Aksa Murati ne bashkëpunim me artistët e rinjë të Ulqinit të nxitur nga kriza e përgjithshme për shkak të pandemisë dhe të frymëzuar nga puna e përkushtuar të punonjësve shëndetësorë të Qendrës Shëndetësore të Ulqinit në mënyrë që të tregojnë respekt dhe mirënjohje për HERONJTË, kanë organizuar mbrëmë një koncert falenderimi.

Koncerti u organizua në Qendrën për kulturë Ulqin ku të pranishën ishin punëtoret shëndetsor të komunës sonë. Në repertoar ishin veprat e muzikës klasike si dhe vepra të trashigimisë kulturore. Të gjithë pjesëmarrësit kanë performuar në bazën PRO BONO!

Në koncert morën pjesë artistat nga Ulqini, ndër te cilët është dhe Aksa – studente e Akademisë së arteve muzikore Cetin-violinë, Lejla Sulejmanoviq, studente e Akademisë së arteve muzikore Cetin-piano, prof. e pianos Fatime Katana Buzuku– drejtoresha e shkollës së ultë të muzikës Ulqin, prof. soprano Gjylie Pelingu HoxhaTeodora Ćalić, studente e Akademisë së arteve muzikore Cetin-violë, Egzona Salaj, studente e Akademisë së arteve muzikore Tiranë – soprano, prof. e pianos Jelena KneževićArdit Lika, student i Akademisë së arteve muzikore Cetin-violinë,  Ajna Kaleziq-artsite, Bekim Tafa-artist, Dino Zhygjeli-arkitek i diplomuar-artist, Eliza Markiq-studente e juridikut-artiste, Andi Kollari-artist, Besart Llazorja-gjimnayist-artsit.

Pjesë e trupit organizues ishin gjithëashtu dhe skenografistja Jetmira Hoxha, regjizorja Edina Mustafiq, dizajneret Flutra Murati dhe Emina Nimanbegu, aranzher, profesor Islam Axhemoviq, ekonomistkinja Katarina Marinkoviq.

Koncerti përmbushin në tërësi misionin e tij dhe për këtë duhet edhe një falenderim i madh për iniciatoren e gjithë kësaj, Aksa Murati. Punëtoret shëndetsor ia kthyen kësaj artiste të re me një: Falemnderit dhe të lumtë Aksa!

Kliko më poshtë për të parë koncertin.

https://www.facebook.com/102964988631808/videos/299085981793270

By admini