Hendbollistët nga Ulqini mundën ekipin Nikshiq me rezultatin 28:27 dhe fituan të drejtëmnm që nga viti i ardhshëm të luajnë në Ligën e Parë të Malit të Zi.
Në një ndeshje interesante deri në fund, vendimtar ishte goli i Marija Ratkoviq dy minuta para fundit të ndeshjes. Në ekipin e Ulqinit u dalluan edhe Amina Biciq me tetë gola të shënuara ndërsa një më pak shënoi Aleksandra Nishaviq, shkruan Ulqini Online.
Në këtë mënyrë, me këtë fitore ekipi i femrave nga Ulqini kaloi në elitën e hendbollit të Mal të Zi.
Gëzimi i henbollistëve dhe udhëheqësisë së këtij klubi në fund të takimit ishte shumë i madh dhe i ligjshëm.