I pari i Komunës së Tuzit ka gjetur një mënyrë origjinale për të uruar Festën e Bajramit. Përveç fjalëve të ngrohta për të uruar ai shihet duke dalur nga xhamia ku kishte qenë krah për krah me vëllezërit e tij për këtë festë, shkruan Ulqini Online.

Më poshtë mund të lexoni të plotë urimin e Gjeloshajt.

Të nderuar qytetarë dhe qytetare te konfesionit Islam,
Jemi deshmitarë se në tridhjetë ditët e kaluara të muajit te shenjtë të Ramazanit solidariteti, ndihma ndërnjerëzore dhe empatia ishin në nivel të lakmueshem.
Këto janë mesazhet dhe mësimet të muajve dhe ditëve të shenjta siç është Ramazani, deri sa këto vlera pozitive u nevojiten shoqërisë sonë në vazhdimësi.
Me deshirë që me shëndet të mirë dhe në harmoni, në rrethin e vet familjare, me miq dhe njerëz të dashur ti kaloni këto ditë të Bajramit, me sinqeritet ju uroj
Bajram Sherif Mubarek Olsun! Gëzuar Bajramin!

By admini