Kryetari i Komunës Aleksandër Daboviq ka uruar besimtarët e besimit islam me rastin e Fitër Bajramit.
”Më lejoni që në emër të Komunës së Ulqinit dhe në emrin tim personal të ju uroj Fitër Bajramin.
Uroj që në keto dite feste të mbretërojë paqja,gëzimi,mbarësia,begatia e mbi te gjitha solidariteti mes njerzëve.
Të veprojmë bashkarisht për ngritjen e vlerave njerzore e humane.
Duke lutur të madhin Zot të ua pranoj agjërimin,ju uroj Festën e Fitër Bajramit!”, përfundon urimi i kryetarit të Komunës së Ulqinit.
Poashtu për festën e Bajramit ka uruar dhe kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu. Mesazhin e Cungut e lxoni më poshtë.
Mesazh urimi për festën e Fitër Bajramit
Të dashur motra dhe vëllezër,
Të nderuar besimtare dhe besimtarë,
Më lejoni që në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht festën e Fitër Bajramit, festa e gëzimit dhe lehtësimit shpirtëror, për shëndet e mirësi. Shpresojë që Zoti të na ketë falur dhe pranuar adhurimet, lutjet dhe sakrificën tonë për muajin e begatë të Ramazanit.
Bajrami është është dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, është dita për t’u gjendur pranë të gjithë atyre njerëzve që presin kujdesin dhe vëmendjen tonë.
Gëzuar Fitër Bajramin dhe Zoti ju begatoftë!
Kryetar i Forcës së Re Demokratike
Nazif Cungu
Festën e Fitër Bajramit e ka uruar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Saubih Mehmeti. Më poshtë mund të lexoni të plotë urimin.
URIM ME RASTIN E FITER BAJRAMIT
Pas një muaji agjërim, lutje dhe falje në kushte pandemie, me plot sacrificë por njëkohësisht edhe me vetëdiciplinë, me ç’rast shumë aktivitete e detyrime ishin të reduktuara, u dëshmua se me përkushtim mund të promovojmë solidaritetin duke shtuar dashurinë edhe më tepër ndaj njëri tjetrit, me besim të konsoliduar e që kurorëzohet me ditët më të madhërueshme të FITER BAJRAMIT, për besimtarët myslimanë.
Kjo festë e madhe na mbush të gjithëve me shpresë e vullnet për të dhënë e për t’iu gjendur sa më pranë njerëzve në nevojë, për t’iu zbutur sado pak gjendjen e vështirë ekonomike, të tregohemi zemërgjerë e bujarë që në çdo familje tryeza e Bajramit të jetë plotë.
Përmes këtij Urimi, nga zemra ju uroj të gjithëve: besimtarëve myslimanë, në veçanti besimtarëve myslimanë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë të cilët në respekt të njëri – tjetrit dhe për të mirën e vetes, festojnë Fiter Bajramin, Zoti ju pranoftë agjërimin dhe shëndet të plotë në familjet Tuaja
Gëzuar dhe për shumë vjet Fiter Bajramin.
KRYETARI,
Saubih Mehmeti