Në Herceg Novi të dielen e fundit u mbajtën zgjedhjet lokale për këtë qytet. Pas rezultateve preliminare rezulton se rritje në elektorat kanë Demokratet e Aleksa Beçiqit, Lëvizja Ura e Dritan Abazoviqit dhe një parti lokale atje, Novska lista, shkruan Ulqini Online.

Sipas projeksioneve të para Demokratet kanë fituar 10 këshilltarë, DPS-ja 8, Fronti demokratik dhe Novska  7, URA 2 këshilltarë dhe Mali i Zi i drejtë 1 këshilltar.

Demokratet, Novska lista dhe URA, sipas numrave, mund të formojnë se bashku qeverisjen lokale në këtë qytet duke bërë që të lënë jashta qeverisjes DF, partitë e bllokut proserb, por edhe DPS-in. Ditët në vazhdim do të tregojnë nëse një gjë e tillë do të ndodh. Të dy këto subjekte, si DF ashtu edhe DPS, kanë pësuar rënie në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.

Zgjedhjet lokale në Nikshiq tani edhe Herceg Novi konfirmojnë një forcim të theksuar të Demokratëve të Aleksa Beçiqit, kryetar i Kuvendit të Malit të Zi, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë faktori vendimtar në çdo matematikë për formimin e qeverive qoftë lokale apo qendrore në Mal të Zi.

Nga ana tjetër edhe Lëvizja URA e Dritan Abazoviqit, zv. kryeministër i në qeverinë e Malit të Zi vazhdon të mbetet mjaft stabile dhe me tendencë rritjeje.

By admini