Nga Fuad Llunji*

Mbas pushimeve të majit, në Ulqin mbizotëron një atmosferë festive dhe plot shpresa. Edhe kësaj here, arsyeja për këte janë mysafirët nga Kosova.
Me lejoni që në emrin e hotelierêve dhe apartamenteve të Ulqinit, qytetarëve të Ulqinit dhe gjithë afaristëve të Komunës së Ulqinit t’ju shpreh falenderimet më të sinqerta duke patur parasysh që edhe këtë vit si çdo vit, vizitat tuaja në viset tona nuk kanë munguar gjatë featave te Majit.
Ndihemi të privilegjuar që gjatë kohëve të vêshtira vizitat e vllezêrve nga Kosova nuk kanë munguar dhe na japin shpresë për një sezonë verore të suksesshme.
Duke patur parasysh që ndodhemi në njê vit të vështire, ne si shoqatë kemi apeluar që të pergaditen oferta të veçanta me çmime konkuruese për mysafirët gjate sezonit turistik, gjë që u pranua njëzëri nga anëtarët e shoqatës.
Poashtu jemi ne kontakt të vazhdueshëm me Organizaten Turistike te Ulqinit, me organet komunale dhe ato shtetërore që të përshpejtohet procedura e kalimit të kufinit dhe mund t’ju sigurojme që po punohet intenzivisht nga të dyja palët që sigurimi shtesë per automjete mos të jetë i obligueshëm.
Duke patur prasysh qe procedurat anti covid-19 po respektohen tërësisht, ju sigurojmë që gjatë sezonit veror nuk do të ketë masa shtesë për pushuesit nga Kosova.
Më lejoni që ne fund, t’ju them faleminderit edhe njëherë që vazhdoni të zgjidhni Ulqinin si destinacion primar për pushimet e juaja.

/*autori është kryetar i shoqatës të Hoteleve dhe Aprtmaneve te Ulqinit/

By admini