Futbollisti shqiptar nga KF Deçiqi i Tuzit është ftuar nga perfaqesuesja e futbollit e Malit te Zi.

”Futbollisti yne Kristijan Vulaj eshte ftuar nga perfaqesuesja e Malit te Zi. Njeherazi eshte shkruar edhe historia: fudbollisti i pare i KF Deciqit ne 94 vite histori i ftuar ne perfaqesuesen seniore te Malit te Zi. Suksese Vuki! Më se e merituar”, kështu mësohet nga faqja zyrtare e KF Deçiqi, transmeton Ulqini Online.

Në këtë mënyrë pas Fatos Beqiraj nga Peja e Kosovës që luan për përfaqësuesen e Malit të Zë në futboll, Kristijan Vulaj do të jetë shqiptari i dytë që do të luaj për këtë ekip.

Për këtë temë dje shkruajti edhe kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj i cili përgëzon klubin për arritjen e sukseseve të njëpasnjëshme. Më poshtë mund të lexoni të plotë shkrimin e kryetarit Gjeloshaj për këtë temë.

Me marrjen e pushtetit në Tuz në mars të vitit 2019, KF „Deçiq” ishte pothuajse në humnerë, në fund të ligës së dytë dhe i plaçkitur.
Dy vite mbas, klubi jo vetëm se është në ligën e parë, por në gjysmësezon arriti të bëhet nënkampion dhe me sukses të madh po vazhdon të ruaj këtë pozitë që siguron kualifikimet në Evropë.
Mundi profesional dhe investimi i madh i komunës së Tuzit me miqtë tonë të çmuar të klubit po shpërblehet me rezultate historike.
Duhet rikujtuar se klubi jonë arriti për herë në parë nga themelimi të jetë në gjysmëfinalen e kupës së Malit të Zi.
Ndërsa sot na gëzon më shumë edhe një lajm historik për KF „Deçiq”, sulmuesi i klubit Kristijan Vulaj ftohet në reprezentacion, e që është futbollisti i parë në histori të klubit.
Ky fakt më së miri e dëshmon se puna, përkushtimi dhe dashuria për vendlindje japin rezultate historike, normal se jo vetëm në sport, por në çdo aspekt Malësia po ndryshon!
Faleminderit Kristijan për emocionet që sonte përjetuam me suksesin tënd dhe të klubit tonë.
Përgëzoj edhe lojtarët, stafin në krye me Mullaiq dhe drejtuesit me familjen Dreshaj për këto momente historike!
Ky është fillimi, së bashku do të bëjmë çdo ditë e më shumë, në çdo lëmi për vendin tonë!

By admini