
Klubi i Këshilltarëve të Forcës së Re Demokratike në Kuvendin e Komunës së UIqinit dorëzon iniciativën me të cilën i kërkohet Kuvendit që të shqyrtojë qëndrimin institucional të Komunës së Ulqinit lidhur me kërkimin e naftës dhe gazit në afërsi të Ulqinit.
Forca e Re Demokratikë mbështet fuqishëm qytetarët dhe sektorin joqeveritar në kundërshtimin e eksploatimit të naftës dhe gazit në det dhe është kundër çdo vendim të rëndësishëm për të cilën nuk është konsultuar Komuna e Ulqinit dhe banorët e saj, thuhet në një komunikatë për opinion të këtij subjekti politik, transmeton Ulqini Online.
Sipas komunikatë së së këtij subjekti, ky qëndrim është vazhdimësi e qëndrimit të treguar në Kuvendin e Malit të Zi në vitin 2016 kur deputeti Genci Nimanbegu ka votuar kundër këtij vendimi.