Podgorica

Lajmi për sulmin ndaj gazetarit Sead Sadikoviq na ka shqetësuar shumë dhe jemi tejet të brengosur për ngjarje të tilla të cilat kanë të bëjnë me sulme ndaj gazetarëve, sepse me këto lloj veprimesh kërcënohet edhe liria e shprehjes edhe liria e mediave.

Forca e Re Demokratike dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Sead Sadikoviq dhe kërkojmë nga organet competente të hetojnë rastin sa më shpejt të jetë e mundur dhe të dënojnë sulmuesit për këtë ngjarje brutale.

Sead Sadikoviq, me emisionet e tij dhe punën profesionale si gazetar, është shumë i respektuar në Mal të Zi dhe persona të tillë duhet të inkurajohen në punën e tyre, dhe të mos lejohet të ndodhin situate të tilla të pashëmbullta.

Gazetarët duhet të mbrohen për punën e tyre profesionale. Liria e gazetarëve dhe medias është pasqyrim i lirisë dhe demokracisë së një shoqërie, kështu që çdo lloj sulmi ndaj gazetarëve dhe medias, si bartës të fjalës publike, është i papranueshëm.

By admini