Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi sipas të gjitha gjasave është i pamundur të organizohet në prill, siç ishte planifikuar fillimisht, për shkak të mos miratimit të buxhetit për këtë vit dhe disa çështjeve procedurale që nuk janë përfunduar, kështu njoftonin mediat malazez në këtë vend, transmeton Ulqin Online.
Pavarësisht nga problemet e shkaktuara nga koronavirusi, termi i vetëm logjik për mbajtjen e regjistrimit të popullsisë është brenda këtij vitit, duke shtuar se gjithçka tjetër do të ishte shkelje e rekomandimeve të drejtpërdrejta të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, sipas të cilave regjistrimet nuk duhet të mbahen në vitet e zgjedhjeve. Pasi në Mal të Zi vitin e ardhshëm janë zgjedhjet lokale, në vitin 2023 janë zgjedhjet presidenciale kurse viti 2024 është i rezervuar për zgjedhjet e rregullta parlamentare m e shumë mundësi që regjistrimi i popullsisë në këtë vend do të mbahet brenda këtij viti.
Shqiptarët në Mal të zi në regjistrimin e fundit të popullsisë kanë dalur të jenë 4,91% por që në këtë numër nuk është e përfshirë edhe diaspora jonë. Duke e ditur që numri i diasporës shqiptare nga këto treva tani mund të jetë edhe më i madh se numri i aytyre që jetojnë jetojnë këtu, do të ishte mire që të kërko het që kësaj pjesë të popullsisë sonë të ju mundësohet regjistrimi online.
Shembulli i mire për këtë vjen nga Maqedonia. Në Maqedoninë e Veriut ka filluar regjistrimi i popullsisë dhe Ky proces do të zgjasë deri më 21 prill, kur edhe përfundon i gjithë procesi i regjistrimit, i cili për shtetasit që jetojnë brenda vendit do të fillojë më 1 prill. Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë atje, shtetasit e lindur në Maqedoninë e Veriut por që jetojnë më shumë se një vit jashtë vendit kanë mundësinë e regjistrimit online duke filluar nga 1 marsi e deri në 21 prill. Deri më tani janë regjistruar mbi 10.000 qytetarë nga jashtë.