
Pas udhëheqjes prej afër 20 viteve me Nikshiqin, DPS pas zgjedhjeve të 14 marsit nuk do të udhëheq më me qytetin e dytë në Mal të Zi. Në zgjedhjet e parakohshme të dieles së kaluar në këtë qytet kjo parti mori 40,40% të votave që nuk do të jenë të mjaftueshme të bëjë shumicën qeverisëse në Nikshiq, shkruan Ulqini Online.
Zgjedhjet në Nikshiq u shikuan si shumë të rëndësishme për të parë se si është gjendja në teren pas zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit kur DPS pas tri dekadave humbi në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi. Zgjedhjet lokale në Nikshiq treguan se partitë që tani udhëheqin me Malin e Zi kryesisht e kanë ruajt elektoratin por me një ndryhshim në numra. Në këtë mënyrë DF, partite e grumbulluara rreth bllokut proserb, kanë pësur rënie afër 10% dhe kanë marrë 26% të votave.
Nga ana tjetër ka një rritje të theksuar të Demokratëve të Aleksa Beçiqit të cilët kanë marrë 23,20% të votave ndërsa URA ka mbetur në të njëjtat numra.
Nëse në Nikshiq DPS nuk do të mund të arrijë të vazhdoje më qeverisjen me këtë qytet, lajm i mire kësaj partie i vjen nga Ulqini. Aleksandar Daboviq nga radhët e DPS-it është zgjedhur dje kryetar i ri i Komunës së Ulqinit. Daboviq në këtë post do të zëvëndësojë Loro Nrekiqin po nga DPS-i, i cili për shkak të moshës dhe fuqisë së ligjit është penzionuar.
Për Daboviqin dje në mbledhjen e kuvndit votuan këshilltarët e DPS-it, këshiltari i Partisë boshnjake, këshilltarët e Socialdemokratëve dhe këshilltarët e partive shqiptare: PD, UDSH dhe LD në MZ.
Ditë më pare në mbledhjen e kuvendit u zgjodh edhe kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit. Në këtë pozitë u zgjodh Haxhi Sulejmani nga Partia Demokratike.