Ilustrim: Zyrtarë të lartë të Forcës

Forca e Re Demokratike ka dalur sot me një kumtesën për opinion nga lidhur me kumtesën e PDS të datës 24 shkurt 2021. Në këtë kumtesë nga kz subjekt tregojnë për shumë gjëra që deri tani për opinion nuk janë ditur.

”Dhe e filluan mbarë me nënshkrimin e kontratës për Kino sallën e Ulqinit me plan të paparë dhe me fondet nga shitja e tokës në Ranë sipas dedikimit në vendimin përkatës. Dhe krahas tërë këtyre punëve të mëdha, ia dolën edhe të merren me punët e brendshme partiake të një partie me seli në Ulqin dhe të cilës nuk i servohen vendimet nga Podgorica me zarf” thuhet në mes të tjerave në kumtesen e Forcës, transmeton Ulqini Online.

Nga ky subjekt akuzojnë DPS-in se as kumtesat nuk i shkruajnë vet në Ulqin apo edhe për ta përkthyer në shqip.

Kumtesen e plotë të Forcës mund ta lexoni më poshtë.

Lidhur me kumtesën e PDS të datës 24 shkurt 2021, Forca e Re Demokratike bën me dije si vijon.  

Një herë deklaruan zyrtarisht që do vazhdojnë me partnerët tradicionalë zhvillimin e Ulqinit. Dhe e filluan mbarë me nënshkrimin e kontratës për Kino sallën e Ulqinit me plan të paparë dhe me fondet nga shitja e tokës në Ranë sipas dedikimit në vendimin përkatës. Dhe krahas tërë këtyre punëve të mëdha, ia dolën edhe të merren me punët e brendshme partiake të një partie me seli në Ulqin dhe të cilës nuk i servohen vendimet nga Podgorica me zarf.

Kujtojmë që para gati tre vitesh kemi votuar kandidatin i cili ka pasur më së shumti vota, por me numër mandatesh të njëjtë me ne. Kjo dallon nga kandidatët e listës së dëshirave që duhet të kompletojnë mandatin njëvjeçar dhe të përzgjidhen në Podgoricë sipas kritereve që as ju vetë nuk i dini, pa marrë parasysh edhe 4001 votat me të cilat mburreni! 

Ama, me tërë këtë kapacitet zhvillimor, si nuk patën zotësinë apo gjetën kohën, për të shkruar një kumtesë vetë në Ulqin apo edhe për ta përkthyer në shqip? Kjo së paku për të qenë konsekuent meqë e thanë në kumtesën e vet serbisht, e që po e përkthejmë në gjuhën shqipe se „…PDS ka vizion të qartë të zhvillimit të Ulqinit dhe të respektimit të secilit qytetar individualisht, pa marrë parasysh se cilës parti i takon, e jo më se si deklarohet për çështjet intime të përkatësisë kombëtare, fetare, etnike apo ndonjë përkatësie tjetër“. 

Ne nuk ikim nga përgjegjësia për asnjë vendimi që nga nënshkrimi i marrëveshjes për qeverisje me PDS, duke filluar nga mbrojtja e  trashëgimisë tonë kulturore – historike në Kalanë e Shasit, toka në Mavrian që mbeti pronë e Ulqinit, as për ndërrimin e ullishtës së Valdanosit me pyjet e Nikshiqit, as për fabrikën e bitumit në Krythë. 

P.S. I lutemi mirësisht shkruesve të kumtesës, që të kontrollojnë edhe matematikën sepse në kumtesën e parë thuhet që kanë stabilitet me 22 këshilltarë e dje mësuam që kanë së paku një më pak.

Forca e Re Demokratike

By admini