Forca e Re Demokratike përkrah fuqishëm kryetarin e Komunës së Tuzit në mbrojtjen e ekonomisë dhe të drejtave të qytetarëve të Malësisë nga diskriminimi që po i bëhet nga Qeveria me vendimin që krahas situatës së favorshme epidemiologjike t’ia mbyllë objektet turistike, mësohet nga një kumtesë për opinion e Forcës së Re Demokratike.

Për fat të keq, me vendimin e vet, Qeveria tregon paaftësinë në gjetjen e zgjidhjeve pa sakrifikuar shqiptarët ose pa u hakmarrë ndaj tyre kurse lidershipi i Komunës së Tuzit me vendimin e vet edhe njëherë tregon kompetencë dhe qëndrim në krye të detyrës dhe besimit të popullit.

Ftojmë kryeministrin dhe zëvendës kryeministrin e Malit të Zi që t’i përgjigjet ftesës së kryetarit të Tuzit z. Nik Gjeloshaj, përfundon kumtesa për opinion e Forcës së Re Demokratike.

By admini