Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj tha se bllokuan rrugën ndërkombëtare dhe se nuk do të lëviznin derisa të arrin kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq si dhe zëvendësi i tij, Dritan Abazoviq. I gjithë ky tensionim i situatës vjen pas masave të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbylljen e objekteve hoteliere edhe pse Komuna e Tuzit nuk është në zonën e komunave me rrezikshmëri të lart, shkruan Ulqini Online

Sot në mëngjes policia erdhi në Tuz për të mbyllur restorantet që u hapën por hasën në kundërshtim të qytetarëve të prirë nga kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqitarëve në Mal të Zi z. Faik Nika.
”I pa pranueshem çdo vendim i çdo organi shtetror i cili nuk bazohet ne argumente dhe fakte te qarta, i cili do te jete i arsyetueshem para qytetareve te Komunes se Tuzit dhe i barabarte per te gjitha komunat ne Malin e Zi. Çdo vendim i Qeverise i pa argumentuar eshte i pa pranueshem, tendencioz dhe kuptohet si diskriminim direkt ndaj Komunes se Tuzit dhe banoreve te saj qe eshte komuna e dyte me shumice shqiptare ne Mal te Zi.

Mbrojtja nga pasojat e Pandemise Covid-19 eshte sfide e te gjithve, po aq sa eshte edhe mbrojta e ekonomise familjare dhe sfidave per mbijetese. Mbeshtetje te plote per Komunen e Tuzit, kryetarit Nik Gjeloshaj ne mbrojtje te qytetareve nga çdo lloje akti diskriminues”,shkruan Nika në një post të tij..

By admini