Shumë urime për Albin Kurtin për fitoren e tij në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë. Jam i bindur që këto zgjedhje do të sjellin një frymë ndryshimi dhe stabilitet politik, shkruan në urimin e tij kryetari i Forcës Nazif Cungu.
I uroj atij dhe Lëvizjes Vetëvendosje sa më shumë sukses në zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës si dhe në forcimin e perspektivës euroatlantike. Po shpresoj shumë që kjo fitore e tij do të shtojë vëmendjen e Kosovës ndaj shqiptarëve në Mal të Zi dhe do të përmirësojë marrëdhëniet mes dy shteteve. Pres me padurim që të bashkëpunojmë përsëri së bashku në të ardhmen e afërt, përfundon urimin e tij kryetari i Forcës Nazif Cungu.
Cungu ka uruar edhe kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmanin për suksesin në zgjedhjet e 14 shkurtit.