Kryetari aktual i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq ka mbush moshën 67 vjeç dhe ka të paktën 15 vite pune dhe me forcë të ligjit atij duhet ti ndërpritet marrdhënja e punës. Në këtë mënyrë Komisioni për Zgjedhjet dhe Emërimet pranë Komunës së Ulqinit do të duhej që sa më pare të paraqesë propozimin për shkarkim.

Por, një mbledhja e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime të Kuvendit të Komunës së Ulqinit e caktuar për një ditë më pare nuk u mbajt për shkak të mungesës së kuorimit. Në mbledhje, përveç kryetarit të Komisionit z. Sabri Salaj, morri pjesë këshilltari Nevryz Shaptafoviq dhe përfaqësuesi i Sekretariatit për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore. Mospjesëmarrjen e vet në mbledhjen e djeshme, për shkaqe objektive e kishte arsyetuar vetëm këshilltari Luigj Shkreli. Mosmbajtja e mbledhjes së paraparë ngrit shumë dyshime, shkruan Ulqini Online.

Temë kyçe në këto ditë në Ulqin është emri i ri i kryetarit të komunës sonë. Vërehet një tendencë që ky post të emërohet nga përbërja aktuale e Kuvendit të Ulqinit. Diçka e tillë, nëse është e vertetë, nuk është as fer, as korekte dhe çka është më e rëndësishme siç duket nuk është as vullnet i qytetarëve të Ulqinit.

Njëra nga pjestarët e qeverisjes aktuale vendore, Forca e Re Demokratike ka dalur haptar për zgjedhjet të reja lokale në qytetin e Ulqinit. Në një prononcim për Vijesti, kryetari i Forcës Nazif Cungu, tha se partia që ai kryeson është për zgjedhje të parakohëshme, si rrugëdalje më të mirë nga situata aktuale në të cilën gjendjet komuna.

Por një gjë është edhe më e rëndësishme në këtë situatë. Elektorati në Ulqin, sipas të gjitha gjasave nuk është më i njëjtë sikur para 30 gushtit të vitit 2020, datë kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi.

Subjketi politik, Lëvizja URA nuk është më në të njëjtat pozita si deri para 30 gushtit, si në Mal të Zi por edhe në Ulqin. Rritja e padiskutueshme e URA-së në Ulqin me shumë mundësi ka prishur balancat zgjedhore dhe vota e saj tani mund të jetë vendimtare edhe në Komunën e Ulqinit.

Pas shumë ngjarjeve politike të viteve të fundit, definitivisht duhet një legjitimitet i ri. Qytetarët duhet të flasin dhe vetëm zgjedhjet e reja të parakohshme janë zgjidhje për të tejkaluar këtë ngërç politik.

By admini