STOP URBANIZIMIT TË PYLLIT TË PISHAVE, kështu është titulli i një shkrimi postuar në rrjetin social të Lëvizjes qytetare Ura për qytetin e Ulqinit.
Siç mësohet nga kz subjekt. me kërkesën e zëvendëskryeministrit dr. Dritan Abazović, ministria e ekologjisë dhe planifikimit hapsinor e ndaloj procedurën e hartimit të planit detal urbanistik i cili parashihte urbanizimin dhe betonizimin total të pyllit të pishave me përmasa marramendëse, transmeton Ulqini Online.
Ky plan përfshin zonën nga ish hoteli Galeb deri tek hoteli Albatros. Përpunues i këtij plani skandaloz është Nikola Drakic i njohtur si devastator i hapsirës dhe përpunues i disa planeve problematike në qytetin tonë vazhdon shkrimi në postin e Lëvizjes Ura.
mSipas këtij subjekti, Me këtë u arrit edhe një fitore e qytetarëve të Ulqinit të cilët protestuan kundër urbanizimit dhe devastimit të kësaj zone