Ilustrim

Erozioni në Ada, proces natyrorë që vështirë të sanohet

Ndihmës drejtori i të mirave detare Dragolub Markoviq, deklaroi se kanë bërë ç’është e mundur për sanimin e erozionit në plazhin e Adës, por shtoi se për shkak të kushteve atmosferike veprimi në këtë drejtim nuk është i mundur.

Siç shrkuan rtcg, drejtori i ndërmarrjes hoteliero turistike Rivijera e Ulqinit Bojan Gjakonoviq tha se plazhi në Ada po zhduket me shpejtësi të jashtëzakonshme, për këtë arsye duhet që sa më parë të veprohet me aplikimin e masave, transmeton Ulqini Online.

Më parë në një konferencë të organizuar nga Komuna e Ulqinit është thënë se erozioni i këtij plazhi është një proces i natyrshëm dhe një problem që po vazhdon për shumë vite, dhe se tani duhet të merren parasysh zgjidhjet që përfshijnë ndërtimin e strukturave të caktuara që do të mbrojnë largimin e mëtejshëm të rërës nga kjo zonë. Në këtë takim ishte konkluduar që të paraqitet një propozim për një zgjidhje tek institucionet kompetente, i cili do të përfshijë një skicë të objektit dhe draftin e projektit, i cili do të konsiderohet më tej nga institucionet kompetente dhe palët e tjera profesionale.

By admini