Levizja Perspektiva me një kumtesë për opinion ka reagua pas shkarkimit të z. Amir Hollaj nga detyra e kryetarit të bordit të SHPK Veprimtaritë Komunale.
Reagimin e këtij subjekti mund ta lexoni të pëotë më poshtë.
KUMTESË PËR OPINION NGA LËVIZJA QYTETARE PERSPEKTIVA
Ulqin, 21 janar 2021
Të nderuar qytetarë,
Duke Ju uruar një vit të mbarë për ju, konsiderojmë që për hirë të transparencës dhe korrektësisë ju detyrohemi një sqarim rreth zhvillimeve të datës 30.12.2020 në seancën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit në të cilën u votua shkarkimi i z. Amir Hollaj, kryetar i Lëvizjes Qytetare Perspektiva (LQ Perspektiva) nga detyra e kryetarit të bordit të SHPK Veprimtaritë Komunale të Ulqinit.
Në një kohë kur pandemia na ka shkaktuar humbje të shumë jetave si dhe ka ndikuar negativisht në ekonominë tonë, natyrshëm do të pritej që prioritet i Kuvendit të Komunës së Ulqinit do të ishte aprovimi i Propozim-vendimit për Buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2021, e po aq edhe i Propozim-programit të punës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit.
Në fillim të kësaj seance, Kryetari i Klubit të Partisë Demokratike (PD), z. Haxhi Sulejmani, ka dalur me kërkesë që pika ‘Zgjedhjet dhe emërimet’, e cila ishte propozuar dhe votuar si e fundit në rendin e ditës të kësaj seance, të rënditet si pikë e parë, duke mos dhënë asnjë arsyetim të vlefshëm përveç asaj se ky është një prioritet për PD-në. Pas kësaj, komisioni për zgjedhje dhe emërime deklaroi që në mbledhjen e mbajtur para fillimit të seancës e kanë refuzuar kërkesen e PD-së dhe se e kanë sqaruar mungesën e ligjshmërisë së saj. Andaj, si e tillë, kërkesa nuk mund të pranohej dhe duhej bërë një kerkesë e re e bazuar në ligje dhe rregullore, dhe se kjo kërkesë duhej adresuar në një seancë tjetër. Respektivisht, PD nuk mund të shkarkojë e as të emërojë askë në Kuvend, por mundet veç të propozojë një gjë të tillë përmes klubit të Këshilltarëve me një arsyetim të mirëfilltë e jo me vendim partiak, të protokolluar dhe nenëshkruar nga Kryetari i PD-së, z.Fatmir Gjeka.
Përkundër këtyre zhvillimeve, PD vazhdon të insistojë tutje dhe përmes këshilltarit të tyre, z. Beqir Sella, i cili i njofton këshilltarët dhe opinionin e gjerë që komisionit ia kanë dorëzuar kërkesen e re me arsyetimin se z. Hollaj e ka keqpërdorur detyren e Kryetarit të Bordit dhe që kinse nuk ka qenë “nikoqir” i mirë për këtë ndërmarrje. Tutje, u tha se z. Hollaj nuk është më pjesë e koalicionit “Zgjohu Ulqin”. Me këtë rast PD prezanton para opinionit të pavërteta dhe gënjeshtra të llojit që angazhimi i z. Hollaj si Kryetar i Bordit paraqet konflikt interesi, ngaqë ai është njëheri edhe drejtor në një ndërmarrje private. Një informacion i tillë nuk është i vërtetë, dhe mbi të gjitha, përhapja e këtij informacioni rrjedhë si pasojë e shkeljes së privatësisë nga burimi që e ka shpërndarë këtë informacion.
Për të sqaruar kontekstin e këtyre zhvillimeve, informojmë opinionin e gjerë se LQ Perspektiva nuk ka dalur kurrë nga Koalicioni parazgjedhor “Zgjohu Ulqin” (i përbërë nga: Partija Demokratike, Lëvizja Qytetare Perspektiva dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi) dhe se përfaqësohet me këshilltarin z.Florim Pali.
Koalicioni “Zgjohu Ulqin”proporcionalisht numrit të 7 këshilltarëve, ka fituar 7 funksione në Komunen e Ulqinit dhe 7 anëtarë në këshillat drejtues të ndërmarrjeve publike. Subjekteve politike të këtij koalicioni, në proporcion me numrin e këshilltarëve në Kuvend, iu kanë takuar funksionet dhe pozitat në këta këshillaa drejtues. PD nuk e ka respektuar këtë marrëveshje.
Shkeljet dhe mos respektimi i marrvëshjeve politike nga ana e subjektit PD shkojnë përtej kësaj. PD nuk e ka respektuar as marrvëshjen politike të koalicionit “Së bashku për të ardhmen e Ulqint”, ngaqë i ka keqepërdorur mjetet financiare të parapara për subjektet politike në proporcion me përfaqësimin e këshilltarëve në Kuvendin e Ulqinit dhe për këtë LQ Perspektiva permes rrugës ligjore është detyruar të realizojë këtë të drejtë.
LQ Perspektiva ka qenë në koalicion me PD dhe LD në MZ në nivelin lokal në zgjedhjet e vitit 2014 si lista “Së bashku për të ardhmen e Ulqint“, pastaj në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 me listën e përbashkët “Me një qellim,” si dhe në zgjedhjet lokale të viti 2018 si koalicioni “Zgjohu Ulqin”. Nisur nga kjo, ideja ka qenë që së bashku të shkohet edhe në zgjedhjet parlamentare të viti 2020. Mirëpo PD, në bisedimet e realizuara në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, nuk e ka marrë asnjëherë mundimin që të ftojë LQ Perspektiva për bisedime. Madje është tentuar të anashkalohet në tërësi LQ Perspektiva. Duke i parë këto zhvillime, LQ Perspektiva u bë pjesë e koalicionit “Lista Shqiptare”për garën në nivel qëndror. Mirëpo, për asnjë moment, nuk është rivokuar pjesëmarrja e LQ Perspektiva në koalicionin “Zgjohu Ulqin”në nivelin lokal. Këto dy procese janë tërësisht të ndara nga njëri tjetri dhe po ashtu edhe të pavarura.
Pra, përfundimisht, tentativa e PD që të arsyetojë shkarkimin e z. Hollaj me arsyetimin se LQ Perspektiva ka dalur nga Koalicioni “Zgjohu Ulqin” dhe se është pjesë e një koalicioni tjetër në nivel qëndror, nuk qendron. E vërteta është se PD, tashmë si ish partnere e koalicionit, nuk i ka respektuar marrëveshjet që në hapat e para dhe se me veprime jo demokratike ka tentuar të përfitojë materialisht e politikisht në të gjitha këto raste Kulmi i këtyre përpjekjeve është arritur me largimin njëanësh të LQ Perspektiva nga koaliconi me qëllimin përfunditmar që të dobësojë në çdo drejtim LQ Perspektiva e në fund të krijojë një bazë joligjore për të shkarkuar z. Hollaj nga detyra e Kryetarit të bordit të SHPK “Veprimtaritë Komunale” të Ulqinit.
Si rezultat i këtyre zhvillimeve, nga LQ Perspektiva, e njoftojmë opinionin e gjerë që do të iniciojmë padi për mbrojtjen e të drejtave të bazuara dhe të garantuara me bazën ligjore respektive.
Me këtë rast, i ftojmë publikisht organet kompetente të qeverisë së Malit të Zi që të ndërmarrin hapa konkrete në mënyrë që të kontrollojnë vendimet e marrura në seancën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit të mbajtur me datën 30.12.2020, respektivisht, vendimin për shkarkimin e z. Amir Hollaj nga detyra e Kryetarit të Bordit të drejtorëve të SHPK “Veprimtarit komunale” në Ulqin me arsytimet e dhëna. Kërkojmë po ashtu që të fillohet menjhëherë me hetimet në SHPK “Veprimtarit komunale” në Ulqin dhe të konstatohen keqëpërdorimet eventuale në atë ndërmarrje.
Përfundimisht, i ftojmë organet kompetente të shtetit që të fillojnë hetimet e menjëhershme për keqëpërdorime eventuale edhe në organizaten ku ka punuar personi që e ka nënshkruar kërkesen për shkarkimin e z. Amir Hollaj me pretekst se e ka keqëpërdorur poziten e Kryetarit të Bordit dhe që kinse nuk ka qenë “nikoqir” i mirë për këtë ndërmarrje.
Me respekt,
Kryesija e LQ Perspektiva
Amir Hollaj – Kryetar