Gezuar-pashketUrimi i PD-së për Festën e Pashkëve

Të gjithë besimtarëve të besimit katolik urime për festën e Pashkëve, festën e dritës, festën e jetës. Drita dhe jeta mbretëroftë gjithmonë mbi errësirën dhe të keqen. Në fakt edhe vetë mesazhi që përcjellin Pashkët është mbisundimi i dritës ndaj errësirës, jetës ndaj vdekjes.

Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët. Fat, harmoni, lumturi e begati sjellshin Pashkët gjithmonë në familjet e secilit besimtar, në familjet e secilit shqiptar. GËZUAR!

Ulqin, më 5 prill 2015

Partia Demokratike
Kryetari,
Fatmir Gjeka

 

Mehmet Bardhi uron besimtarët katolikë për FESTËN E PASHKËVE

Të respektuar besimtare e besimtarë katolikë,

Kam kënaqësi dhe respekt që me rastin e FESTËS SË PASHKËVE, në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, partisë së parë politike (9.9.1990), përfaqësueses së vërtetë dhe të sinqertë të shqiptarëve në trojet e veta shkullore, sot në Malin e Zi, të anëtarëve dhe udhëheqjes së saj dhe në emrin tim  t’iu uroj
PËR SHUMË MOT GËZUAR!
Shëndet, mirëqenie, harmoni dhe lumturi past gjithëherë në familjet Tuaja!

Mehmet Bardhi, profesor

Kryetar i LD në MZ

Ulqin, 5 prill 2015

By admini