Zëvendës Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq dhe Ministri i Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanistikës Ratko Mitroviq zhvilluan sot vizitën e tyre të parë zyrtare në Komunën e Ulqinit.

Në një bisedë me Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Lorio Nrekiq, Abazoviq theksoi rëndësinë që kjo komunë  ka për Malin e Zi, shkruan Ulqini Online.

Abazoviq theksoi se Qeveria do të ndihmojë projekte të rëndësishme të infrastrukturës dhe se ajo do të mbështesë maksimalisht projektin e ndërtimit të një bulevardi drejt Adës.

“Ulqini është një nga komunat me më shumë burime në Malin e Zi, i cili nuk ishte valorizuar në mënyrën më të mirë në periudhën e mëparshme. Kjo duhet të ndryshojë sa më shpejt të jetë e mundur, “tha Abazoviç.

Gjatë qëndrimit të sotëm në Ulqin, nënkryetari Abazoviq dhe Ministrat Spajiq dhe Mitroviq vizituan Adën, Ranën, Kriporen dhe Valdanosin, burimet natyrore më të vlefshme që ka komuna. Në periudhën e ardhshme, Qeveria e Malit të Zi do t’i kushtojë më shumë vëmendje mbrojtjes së këtyre vendeve të rëndësishme, si për Ulqinin ashtu edhe për Malin e Zi.

Për me shumë fotografi dhe video materiale mund te shikoni në linkun e mëposhtëm.

https://www.flickr.com/photos/vladacg/sets/72157717378983672/with/50729734737/

By admini