Situata e rëndë epidemiologjike që ka zotëruar në qytetin e Ulqinit që një kohë të gjatë duket se vjen duke u përmirësuar,shkruan Ulqini Online.
Ditët e para të muajit dhjetor kanë shënuar edhe një rënie graduale të të infektuarëve të rinj në qytetin e Ulqinit. Nëse merren vetëm ditët e muajit dhjetor, situata sa i përket infektimeve të reja duke si më poshtë:
1 dhjetor – 16 raste të reja,
2 dhjetor – 8 raste të reja,
3 dhjetor – 9 raste të reja,
4 dhjetor – 0 raste të reja.
Nga fillimi i pandemisë situata e përmbledhur në një tabelë duket si më poshtë.
Raste aktive | Të shëruar | Të vdekur | |
Ulqini | 215 | 760 | 33 |
Punëtoret shëndetsor rekomandojnë përmbajtjen edhe më të rreptë të masave të parapara në luftë më këtë virus të egër edhe përkundër shifrave pak inkurajuese.