E përditshmja malazeze Dan shkruan se subjektet politike shqiptare për të hyrë në Qeverinë e re të Malit të Zi, kërkojnë pozitën e Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit për të Drejtat e Njeriut.

Kjo gazetë ka provuar të marrë një deklaratë nga subjektet shqiptare për këtë temë por që të njëjtit nuk kanë pasur dëshirë të flasin për këtë çështje, transmeton Ulqini Online.

Mirpo sot, kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka ka bërë të qartë se subjekti i tij dhe Koalicioni ”Bashkë një za” nuk do të jetë pjesë e qeverisë re.
”UDSH nuk bëhet pjesë e koalicionit ku marrin pjesë ato parti (prosrbe) të cilat për program të vetë kanë negacionin e të gjithë atyre vlera për të cilat UDSH-ja tash tri dekada politikisht lufton”, shkruan ndër të tjera Zenka në një postim të tij.

Nga ana tjetër Lista Shqiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj deri tani kanë dhënë shenja se do të jenë pjesë e qeverisë së re. Kjo listë me 1 tetor 2020, ka mbajtur një mbledhje ku ishte konstatuar që të gjitha subjektet përbërës të Listës Shqiptare kanë dhënë dritën e gjelbër për hapjen e bisedimeve për pjesëmarrjen në Qeverinë e Malit të Zi dhe lidhur me këtë, u shqyrtua edhe platforma e bisedimeve për pjesëmarrjen e mundshme në qeveri pa të cilën nuk mund të ketë takime e bisedime me subjektet e tjera parlamentare.

By admini